Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, gjatë seancës parlamentare të sotme.
Ai e ka akuzuar Peleshin se gjatë një vizite zyrtare në Selanik, ka dhunuar truprojën e tij, të cilin i ka thyer këmbën.
“Niko, thuaja pse ia theve këmbën truprojës tënd në Selanik. Për çfarë mëkatesh ia bëtë atë?” – deklaroi Berisha, duke e sfiduar ministrin të tregonte të vërtetën.
Ai vijoi duke paralajmëruar se ka prova mbi këtë ngjarje: “Tregoj fotografitë pastaj unë.”