Deputeti demokrati Oerd Bylykbashi iu drejtu mazhorancës nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj është vetëm fillimi.
Bylykbashi u tha socialistëve se për veprën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të mbajnë përgjegjësi për 20 vite rresht.
Ai shtoi se pas 11 majit ky zullum i tmerrshëm, sipas tij, që ka krijuar mazhoranca në Shqipëri, do të kthehet përmbys.
"Një gjë të keni të qartë, për veprën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të mbani përgjegjësi për 20 vite rresht. Ju do t’ju gjëmojë shejtani nga pas gjatë, në çdo lloj forme. Por ajo që ju garantojmë është se nuk ka nevojë askush t’ju përse për 20 vite, pas 11 majit ky zullumi i tmerrshëm që keni krijuar në Shqipëri dhe do të kthehet përmbys. Do t’ju zërë një hall që ajo që keni parë sot është vetëm fillimi. Mjafton të hapësh vetëm kapakun e dosjeve që keni firmosur, është një tmerr. Është tmerr për ju se shqiptarët do të shohin ditë tjetër", tha Bylykbashi.