Arrestimi i Veliajt, “festë” te blloku i sigurisë, kërcet muzika popullore

Shqipëria

Arrestimi i Veliajt, “festë” te blloku i sigurisë, kërcet muzika popullore

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 20:27
Pamje nga videoja

Përveç reagimeve politike, një grup qytetarësh kanë zgjedhur të festojnë arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata janë mbledhur te blloku i sigurisë ku po qëndron kryebashkiaku dhe nën ritmin e këngëve popullore dhe birrave po shprehin mbështetjen e tyre për vendimin e fundit të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Kujtojmë që ky organizim u lajmërua vetëm pak kohë më parë në rrjetet sociale..

Ndërsa bashkëshortja e Veliajt nuk gjendet në Shqipëri, dhe thuhet se është në Romë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat