Arrestimi i Veliajt/ Zhupa: Ky është fati i atyre që nuk punojnë për shqiptarët por për të pasuruar familjet e tyre!

Shqipëria

Arrestimi i Veliajt/ Zhupa: Ky është fati i atyre që nuk punojnë për shqiptarët por për të pasuruar familjet e tyre!

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 20:46
Ina Zhupa

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend u ndal te arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Zhupa u shpreh se sipas saj ky është fati i atyre që nuk punojnë për shqiptarët por për të pasuruar familjet e tyre. Zhupa shprehet se ky është fati i atyre që kanë shpopulluar sipas saj Shqipërinë. 

Zhupa ka rikujtuar shprehjen e kryeministrit Rama "Nuk keni parë gjë akoma", ndërsa shprehet se ky sipas saj është vetëm fillimi për Partinë Demokratike.

Zhupa: I shikoj çehret tuaja sot, janë në ditën më të keqe. Por ju rikujtoj shprehjen e kryeminsitrit tuaj: Nuk keni parë gjë akoma. Dita e sotme, është vetëm fillimi për PD. Ju nuk e ndalni dot ndryshimin. Nuk e ndalni dot rrotacionin që kërkojnë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Nuk bëheni dot më pengesa për shqiptarët. Të gjithë ata që ju i kishit më afër kryeministrin, si Lali Eri apo zëvendës të tij tashmë janë ose në arrati ose në paraburgim ose në burgim.

Ky është fati i atyre njerëzve që nuk punojnë për shqiptarët por për të pasuruar familjet e tyre, miqte e tyre dhe biznesmenët. Ky është fati i atyre që kanë shpopulluar Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat