Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi arrestimin e Erion Veliajt.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se arrestimi i tij është lajmi më i keq i mundshëm për mazhorancën.
“Kur vjen fjala tek drejtësia, nuk kujtoj një zyrtar kaq të lartë pas Fatos Nanos, të ketë pasur punë me drejtësinë. Politika kur përballet me ligjin është vendin, madje i formës së prerë. Ish zyrtarë të lartë që sot vuajnë dënime dhe de facto e kanë marrë gjykimin popullor, dhe pritet të bëhet gjyqi i vërtetë. Erion Veliaj ka qenë një politikan që ka bërë një listë të frikshme armiqsh kundër vetes për shkak të suksesit të tij. Spekulime kanë folur që mund të ketë qenë edhe një lloj viktime e sakrifikuar e një konsensusi të heshtur që e kanë dashur jashtë politikës. Arrestimi i Veliaj është lajmi më i keq i mundshëm për mazhorancën. Kjo është një rrethanë e vështirë politike”, tha ndër të tjera ai.