Kosova frymëzon!/ Berisha: Procesi zgjedhor dinjitoz, nderon lirinë e votës dhe demokracinë

Shqipëria

Kosova frymëzon!/ Berisha: Procesi zgjedhor dinjitoz, nderon lirinë e votës dhe demokracinë

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 21:47
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur zgjedhjet në Kosovë. Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se procesi zgjedhor i ndjekur në Kosovë është një model frymëzimi, që nderon lirinë e votës dhe demokracinë. 

Berisha teksa ka ndarë shifrat përkatëse me rezultatet e secilës parti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosja e cila kryeson me % më të lartë të votave deri më tani.

Postimi i Berishës:

Kosova votoi! Kosova frymëzon!

Të dashur miq, qytetarët e Kosovës votuan dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për përfaqësuesit e tyre. Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi.
Në zgjedhjet e djeshme, Partia e Vetëvendosjes mori 41% të votave, Partia Demokratike e Kosovës mori 22,16% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17,60% të votave. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët mori 7,46%, Lista Serbe 4,43% dhe Koalicioni për Familjen 2,26%.
Me këtë rast uroj përzemërsisht qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës, si dhe administruesit e këtij procesi dinjitoz, që nderon lirinë e votës dhe demokracinë. Gjithashtu, uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat