A mund të shkarkohet Erion Veliaj? Manjani citon ligjin për kryebashkiakët

Shqipëria

A mund të shkarkohet Erion Veliaj? Manjani citon ligjin për kryebashkiakët

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 06:25
Erion Veliaj

Juristi Ylli manjani shpjegoi në “NOW me Erla Mehillin” rastet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet dhe arsyet që e justifikojnë këtë.

Duke u ndalur te arrestimi i Erion Veliajt, ai citoi nenin 62 të ligjit për Qeverisjen Vendore, i cili përcakton kushtet kur një kryebashkiak mund të shkarkohet.

“Ka një ligj në Shqipëri, ligji për Qeverisjen Vendore, nenin 62, i cili thotë se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

Kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve;

Dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata;

Propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë prej tre muajsh pa ndërprerje.”

“Ku është shkelja e Kushtetutës këtu?”, tha Manjani.

Përsa i përket mundësisë së dorëheqjes së Veliajt, Manjani e quajti këtë një “gabim të rëndë dhe shtoi:

“Dorëheqja është akti i vetëm që i ka mbetur Veliajt për të negociuar. Po të isha unë, do ta bëja. Po për çfarë është në burg ai? A po vepron sipas drejtësisë hyjnore apo është nën ndikimin e Nesti Angonit? Po, dorëheqja është kaq e lehtë për të! Veliaj është në majë të kalit dhe mund të ikë sa të dojë.”

Manjani theksoi se askush nuk po i del në krah Veliajt sot në ditë e tij të arrestimit dhe e cilësoi Bashkinë e Tiranës si një “varr politik të hapur.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat