“Patën një ditë m*strubimi”- Rama ironizon opozitën: Si adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje

Shqipëria

“Patën një ditë m*strubimi”- Rama ironizon opozitën: Si adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 09:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, e cila një ditë më parë prezantoi drejtuesin e fushatës së PD, konsulentin që ka punuar edhe me presidentit e SHBA-ve Donald Trump.

Rama e quajti opozitën si adoleshente qe mastrubohet me foton e nje aktoreje.

Kreu i qeverise tha se konsulentet ate pune kanë, duke e konsideruar Chris LaCivita si turist.

“Dje patëm një zhvillim interesant besoj unë, i cili meriton të komentohet duke e filluar nga një fakt shumë interesant sepse trampistet e vetëshpallur të tillë të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv si adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje.

Konsulentët atë punë kanë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte më shumë në formë”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat