Albana Vokshi paraqitet në GJKKO, është paditur për shpifje nga biznesmenia

Shqipëria

Albana Vokshi paraqitet në GJKKO, është paditur për shpifje nga biznesmenia

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 10:34
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është paraqitur mëngjesin e së martës në GJKKO.

Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”.

Vilma Nushi përmes kompanive të saj ka fituar koncesionin e Check Up që po hetohet nga SPAK.

Këtë të martë është parashikuar të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ku do të jepet mundësia që palët të pajtohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat