Një sherr ndodhi ditën e hënë në Gjirokastër. Mësohet se një 43-vjeçar shtyu me forcë një 49-vjeçar duke e dëmtuar.
Si pasojë, ky i fundit përfundoi në spitalin e Traumës, ku po kurohet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasin 49 vjeç, banues në Libohovë, i cili është rrëzuar në tokë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.