Arrestimi i Veliajt/ Berisha komenton reagimin e Ramës: Çfarë halli ka

Shqipëria

Arrestimi i Veliajt/ Berisha komenton reagimin e Ramës: Çfarë halli ka

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 13:29
Sali Berisha

Krytari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli këtë të martë në një deklaratë për mediat ku ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Berishës, kryeministri me deklaratën e tij bëri gjithçka që mundi që të dalë i papërfshirë në aferat për të cilat akuzohet Veliaj.

“Edi Rama pas arrestimit të numrit dy të Partisë Socialiste bëri gjithçka. Nga një anë i terrorizuar dhe i trembur nga Erion Veliaj që të tregoj se është duar jashtë dhe nuk ka dorë në këtë aferë.

Por ai nuk kishte hallin e Velisë kishte hallin e tij, sepse ky prokuror që guxoi dhe kërkoi arrestimin e Erion Velisë dhe ky gjykatës që vendosi arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit e çuan në Surrel. Sepse lejet e ndërtimit me favore Edi Ram ai ka me tërkuzë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat