Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 31 vjeçari në Durrës

Shqipëria

Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 31 vjeçari në Durrës

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Vihet në pranga shtetasi Francesko Selishta

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i 4 vjedhjeve të kryera gjatë muajit shkurt.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.

Menjëherë pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtyre rasteve.

Për to u vu në pranga shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se më datë 2 shkurt, ka vjedhur para në kasën e një marketi në lagjen nr. 15, ndërsa më datë 7 shkurt, ka vjedhur bateri automjetesh, vegla pune dhe biçikletë, në pronësi të 3 shtetasve.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat