Detaje të reja mësohen për ngjarjen në Krujë, ku policia arrestoi një 19-vjeçar dhe shpalli në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë dashur të vrasin xhaxhanë. Policia e Krujës ka arrestuar një 19 vjecar ndërsa është vënë në kërkim të vëllait të tij 17 vjec per shkak se dyshohet se kanë kanosur për të vrarë xhaxhanë e tyre.
Në pranga ka rënë Fatbardh Mali, i cili është kapur pas ndërhyrjes së policisë pranë banesës se familjes Mali në Bubq.
Sipas Policisë Fatbardh Mali bashkë më vëllanë e tij 17 vjecar, kishin kanosur me armë zjarri, kallashnikov xhaxhanë e tyre. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i dy vëllezërve por edhe ai është kërcënuar se do të vritej me kallashnikov.
Sherri mes dy vëllezërve dhe xhaxhait te tyre ka nisur disa dite më parë. Fatbardh Mali dhe vellai i tij kanë marrë disa herë shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit nga gjyshi i tyre duke pretenduar se kanë probleme me disa persona të tjerë. Kur ka marrë vesh këtë mashtrim xhaxhai i dy vëllezërve ka kryer kallëzim ndaj nipave më komisariatin e Krujës.
Pasi janë thirrur në polici dy vëllezërit nuk janë paraqitur, por kanë marrë një kallashnikov dhe i kanë shkuar në banesë xhaxhait te tyre duke e kërvënuar se do ta vrisnin nëse nuk do të tërhiqte kallëzimin ndaj tyre.
Pas kontrolleve policia ka gjetur edhe kallashnikovin që dyshohet se është përdorur për kanosjen. Policia po heton dy të rinjtë edhe për ngjarje te tjera, pasi ka dyshime se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.