Analisti Ilir Demalia thotë se Chris LaCivita, që kryedemokrati Sali Berisha e ka prezantuar si udhëheqësin e fushatës së PD-së për 11 majin, ende nuk figuron i regjistruar
“LaCivita deri në këtë moment, nuk figuron e regjistruar në Foreign Agents Registration Act si drejtues i fushatës se PD dhe Sali Berishës“, shkruan Demalia në një postim në “Facebook”.
Transparenca për pagesat është detyrim si nga PD dhe LaCivita, thekson Demalia.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi dje një prej dy drejtuesve të fushatës së Donald Trump në fitoren e zgjedhjeve, si konsulent të opozitës për 11 majin.
“Këtu jam para jush me Chris LaCivita kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. LaCivita është njeriu që pati fatin e madh ti drejtohet kombit amerikan nga Florida natën e shpalljes së fitores së Trump. Koalicioni ynë është i nderuar që një nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores së 11 Majit të jetë Chris LaCivita”, tha Berisha në një konferencë për shtyp.