Berisha porosi deputetëve në mbledhjen e Kryesisë: Duke nisur nga sot, keni si detyrë të regjistroni nga 300 emigrantë

Shqipëria

Berisha porosi deputetëve në mbledhjen e Kryesisë: Duke nisur nga sot, keni si detyrë të regjistroni nga 300 emigrantë

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 17:40
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka lënë porosi deputetëve që të regjistrojnë nga 300 emigrantë, gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Ao theksoi se shqiptarët jashtë vendit nuk duan të takohen me përfaqësues të PS, por po mbështesin PD.

Berisha: Së pari, dua të përshëndes të gjithë drejtuesit, anëtarët e Kryesisë, deputetët që janë angazhuar në një fushatë intensive elektorale, kryesisht me shqiptarët jashtë vendi.

Duke qenë se do ndodhte, ose do ndodhë për herë të parë në këto zgjedhje, natyrisht, nuk them se ishim të pregatitur për një fushatë në Shqipëri dhe planetare, por gjykoj se, ambientimi me kërkesat e fushatës u bë në shtpejtësi.

E vërteta është se, si promotorë të këtij procesi që kemi qenë që nga viti 2013, shqiptarët jashtë vendit po faktojnë çdo ditë se besimin e tyre e kanë te PD.

Edi Rama, njeriu që refuzoi në mënyrë konstante në vite të drejtën kushtetuese të shqiptarëve për të ushtruar votën e tyre, më në fund, u detyrua të pranojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndërhyrjeve të fuqishme ndërkombëtare, lëvizja e diasporës ka meritat e veta të padiskutueshme në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për sanksionimin e kësaj të drejte që iu mohohej nga qeveria shqiptare që, si asnjë qeveri tjetër në rajon, apo më gjerë.

Ashtu siç pritej, koordinatorët për fushatën elektorale me shqiptarët jashtë vendi u ngarkuan. Eksponent kryesor i krimit të organizuar, adash i bandës së Elbasanit, bandës së Shkodrës dhe bandës së Fushë Krujës, Taulant Balla. Me këtë emërim që bëri, Edi Rama u tregoi shqiptarëve se vota e tyre do jetë për çunat e krimit, larjen e parave të tyre, dhe jo për familjarët e tyre, për veten e tyre.

Mund të them se, fushata e qeverisë, e ambasadave, e konsullatave është pothuajse e fikur. Shqiptarët nuk duan të takohen me përfaqësuesit e Edi Ramës, dhe refuzojnë në mënyrë të rëndomë, refuzojnë takimet, u kërkojnë që të mos organizojnë takime, kanë organizuar dhe demonstrata kundër tyre, i kanë përzëzë, dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Në Shqipëri është kuptuar qartë se dhe emigracioni dhe diaspora është me PD në tërësi, sigurisht, nuk mund të them këtë gjë, por në shumicë dërrmuese.

Tani, jemi në fazën pothuaj përfundimtare të këtij procesi në emigracion dhe diasporë.

Ndaj dhe sot që koeçidon dhe me miratimin e të gjithë procedurave të kandidatëve për deputetë, mendoj që në këtë udhëzim që kemi, që do diskutojmë, të shtohet kërkesa që çdo kandidat për deputet, duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat