Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

Shqipëria

Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 18:12
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar në Facebook duke kërkuar që dy projektligje me ndikim fiskal të mos shqyrtohen në Kuvend gjatë periudhës zgjedhore.

Bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe për projektligjin “Për paketën e mallrave”, për të cilat Celibashi thekson se nuk respektojnë nenin 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.

Sipas tij, miratimi i këtyre akteve gjatë fushatës bie ndesh me parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore dhe mund të perceptohet si favorizim elektoral përmes politikave fiskale.

Për këtë arsye, ai i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të mos i kalojë këto dy projektligje në seancën plenare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat