Deputeti Petro Koçi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, komentoi arrestimin e Erion Veliajt.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se pavarësisht kësaj situatë, fushata elektorale nuk do të preket.
“Unë besoj që energjitë tona do të vijnë duke u derdhur edhe më shumë drejt një fushate të suksesshme dhe nuk e ka lëkundur aspak vullnetin tonë për reformën në drejtësi, pavarësisht këtij lëndimi që është njerëzor. PD masën e sigurisë për zotin Veliaj e ka quajtur politike.
Këtë që ka ndodhur e konsiderojnë si një rezultat i protestave që ka ndodhur, ne mendojmë që është një zhvillim i pavarur,. Mund të kemi rezervat tona. Nuk mund të mos vëmë re një kocidencë, kjo ngjarje në këtë zhvillim fushate merr një dimension të rëndësishëm. Mendoj që do organizojmë fushatën në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë pasojë”, tha ai.