“Drejtësia të mbetet e pavarur”/ Petro Koçi: Veliaj, bashkëpunues dhe i hapur në marrëdhëniet me hetimin

Shqipëria

“Drejtësia të mbetet e pavarur”/ Petro Koçi: Veliaj, bashkëpunues dhe i hapur në marrëdhëniet me hetimin

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 18:46
Petro Koçi

Deputeti Petro Koçi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, komentoi arrestimin e Erion Veliajt. Gjatë intervistës, ai u shpreh se pavarësisht kësaj situatë, fushata elektorale nuk do të preket.

Më tej Koçi nënvizoi se Veliaj është treguar bashkëpunues dhe i hapur në marrëdhëniet me hetimin.

“Ndryshe nga zoti Berisha, Veliaj në marrëdhëniet me hetimin është treguar një burrë i vërtetë. Ka qenë i hapur dhe bashkëpunues me të gjithë procesin hetimor. Ndryshe nga çfarë ndodhu me zotin Berisha. Edhe qëndrimi i Veliajt ka qenë bashkëpunuese, Berisha e quan SPAK organizatë kriminale. Kjo nuk ka ndodhur kurrë me PS. Dhe tjetra merret një masë sigurie për zonjën Xoxa, kur ajo është jashtë shtetit, dhe ajo kthehet për të respektuar një vendim të institucionit të drejtësisë.

Nuk ka fare krahasime me qëndrimet agresive të Berishës.  Është normale që grupi parlamentar të informohet. Le të shohim nga zhvillimet nesër. Në këtë rast mendoj që bëhet fjalë për një transparencë që nuk ka lidhje me një sekret hetimor. Është me rëndësi që drejtësia të mbetet e pavarur e paanshme të mos ndikohet nga politika dhe të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e publikut. Të mos interpretohet si me një natyrë me ndërhyrje politike”, tha ndër të tjera, Koçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat