Kryedemokrati Sali Berisha ka ‘thumbuar’ kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i zuri vendin kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK.
Komentet Berisha përmes një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku tha se gjatë gjithë ditës Rama ‘derdhi lot krokodili’ për arrestimin e Veliajt, ndërsa në darkë sipas tij, gjeti zgjidhjen duke i zënë vendin.
“Mirëmbrëma miq, Edi Rama pasi derdhi lot krokodili për Erion Velinë gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë gjeti zgjidhjen, i zuri vendin”, tha Berisha.
Kujtojmë se Rama paralajmëroi më herët se do të garojë si kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe do të drejtojë fushatën në këtë qark.
Ndërkohë sjellim në vëmendje se Veliaj u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK, për disa akuza që përfshijnë korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.