Gazetari Martin Leka në emisionin “Real Story” në ABC News foli për zgjedhjet parlamentare. Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet përpara një prove të madhe, ndërsa shtoi se e di fare mirë edhe fundin e zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas gazetarit Leka, Berisha do të jetë lideri i opozitës, duke shtuar se nuk ka për dhënë dorëheqje.
“Gjithë problemi është tek fakti se Berisha është përpara një prove të madhe dhe sipas mendimit tim e di fundin e zgjedhjeve të 11 majit. Sado kosto që mund të ketë arrestimi i Veliajt, mendoj që Berisha do jetë lideri i opozitës me 11 maj e më tej dhe nuk ka për të dhënë as dorëheqje.
Problemi është tek paqëndrueshmëria apo qasja e re e Edi Ramës ndaj SPAK. E kuptoj që SPAK mund të ketë gabime dhe nuk mendoj që do të ketë krijuar atë hendek. Mendoj që publiku shqiptar nuk shkon poshtë 70 apo 80 % që mbështet SPAK. Problemi janë Berisha dhe Rama me qasjen e tanishme kundër SPAK. Tashmë ato rreth 900 mijë euro të shpenzuara, nga Xoxa për veshje e bizhuteri, këtë ka për detyrë që të qartësojë publikun me prova e fakte”, tha ndër të tjera Leka.