Shpërthimi i Edi Ramës ndaj SPAK/ Elezi: Arrestimi i Veliajt i rrëzoi Berishës tezën e kontrollit të SPAK

Shqipëria

Shpërthimi i Edi Ramës ndaj SPAK/ Elezi: Arrestimi i Veliajt i rrëzoi Berishës tezën e kontrollit të SPAK

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 23:56
Erion Veliaj

Ibsen Elezi, në një intervistë në “Ora e Fundit”, në ABC News foli për reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Gjatë fjalës së tij, Elezi u shpreh se “panorama e kryeministrit Rama nga këto goditje është deformuar”.

“Qëndrimi i zotit Rama ka lënë shenja të dukshme që në thelb ka qenë për të bërë një trysni të paktën në aspektin e veprimit të njëanshëm. Panorama e zotit Rama nga këto goditje pothuajse është deformuar dhe të futesh në një betejë elektorale, tashmë me staf dhe jo me ekip, është ndjerë nga zoti Rama. Reagimet kanë treguar se zoti Rama vërtet po frikësohet. Që radha është e zotit Veliaj ne e kemi thënë”, tha më tej Elezi.

Më tej Elezi shtoi se arrestimi i Veliajt, i rrëzoi Berishës tezën e kontrollit të SPAK.

Gazetari Flogert Muça nga ana e tij u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj SPAK, pavarësisht ngjarjeve të fundit.

“Edi Rama nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj SPAK. Tre muaj para zgjedhjeve, gjykata ndërhyn në gara dhe i heq “Lionel Mesin” nga fusha. Ka filluar gara elektorale. Ajo që mund të ndodhte mund të ishte që të vazhdonin procedimin dhe pas zgjedhjeve të kishte reagime. Pra Rama thotë “dakord që jeni institucion i maturuar, por tani që jam në fushatë mua më duhet që meqë ju hytë në garë, duke e prishur, atëherë më lejoni që unë të mbrohem”. Veprimi i SPAK në këtë moment ka lëkundur shumë Partinë Socialiste”, tha ndër të tjera ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat