Plas sherri brenda spitalit të Dibrës, punonjësi denoncon për dhunë drejtoreshën

Shqipëria

Plas sherri brenda spitalit të Dibrës, punonjësi denoncon për dhunë drejtoreshën

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Dibrës, ku një konflikt mes drejtoreshës dhe përgjegjësit të financave ka degjeneruar në dhunë fizike.

Sipas informacionit të Policisë, shtetasi Sh.U., 37 vjeç, ka denoncuar në komisariatin lokal se ishte goditur në fytyrë nga drejtoresha I.Sh., 44 vjeçe, pas një sherri verbal mes tyre.

Pas hetimeve, specialistët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë nisur një procedim penal ndaj drejtoreshës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për vijimin e procedurave ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, (me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër).

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat