Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara GJKKO ku do të mbahet sot seancë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se mbështetësit kanë mbërritur para GJKKO herët.
Ata kanë duartrokitur dhe ka pasur ovacione në mbështetje të kreut të Bashkisë Tiranë.
Ndërkohë, pritet që seanca e sotme të jetë e gjatë.