Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po vijojnë për linjën hekurudhore Tiranë – Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh se kjo linjë hekurudhore do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.
“Mirëmëmgjes dhe me punën që vijon për linjën hekurudhore Tiranë – Durrës, që do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.
Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.