Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë mbledhjes së Kryesisë.
Ai tha se prokurorët nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat e personave që merren në pyetje, edhe pse është njëra prej dy ministrive më të mbështetura me fonde.
Rama: E shikon atë godinën atje e di çfarë është ajo, ai është profesor është njeri i arrtit nga ta dijë ai, është burgu ai, atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, ku jemi këtu ne. Si ka mundësi Ulsi ministri i Drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të Financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër.
Se kam shkuar unë flisja dhe ai ia bënte makinës daktoligrafike, sa shkon atje tek dhoma e para njëherë i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi, këtu Filip Çakullit t’i merrni dhe t’i bëni një kontratë hajde na ndihmo nëse nuk, kemi lek të regjistrojmë njerëzit që vijnë, ç’lidhje ka kjo me ne këtu, në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe por kemi edhe mikrofonin, dhjetëra punonjës të administratës që thirren atje, sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, por si mundet të shikojmë pak si respektohen të drejtat e njeriut. Kur futesh atje je në një republikë tjetër atje.
Nuk je qytetar por je mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit apo tjetrit. Ka dy vite që i kam thënë ministrit të drejtësisë është mundësia që siç po bëjnë revolucion me digjitalizimin, ministri bashkë me AKSH ka vënë në funksionim një model që shikon mbivendosjet e ligjeve, i kam thënë propozo prokurori speciale AI. Haje dru dhe më pas ra në dashuri me partinë gjatë bisedimit me hetuesin.