“Dy kamikazë të PD-së në GJKKO”, Rama lexon mesazhin e qytetarit: Kush ia dha dosjen “Toyota Yaris” Berishës?

Shqipëria

“Dy kamikazë të PD-së në GJKKO”, Rama lexon mesazhin e qytetarit: Kush ia dha dosjen “Toyota Yaris” Berishës?

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 10:35
Edi Rama

Edi Rama: Unë nuk merrem me qytetarin digjital por nuk mos e lexoj sot tani një mesazh që më erdhi mbrëmë, është njeri me emër dhe mbiemër: Ose dy javë, një muaj më parë, pikërisht tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar nga të gjitha, gjyqtarët krahas shorteve angazhohen për kërkesa të ngutshme. Ju informoj se gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte kërkesës për arrest se gjyqtari mund ta zbusë masën, jo ta ashpërsojë. Ky (Erion Bani) caktoi arrest me burg (Erion Veliajn).

Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them. Kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem. I tillë është dhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Është i njëjti gjyqtar me çështjen Toyota Yaris.

Bufi i kënetës lëxon përgjimet nga Encrochat tani në parlament, i ndaluar për t’u përhapur dhe pubklikuar. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë fatin e këtij apo atij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat