Një 28 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi shiste drogë në doza nga shtëpia e tij. Në pranga ka rënë dhe një 30 vjeçar dhe në hetim janë vënë 4 të tjerë, blerës të lëndës narkotike.
Sipas policisë, 28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij në lagjen “Afrim i Ri” doza kokaine dhe kanabisi 30 vjeçarit dhe katër personave të tjerë.
Policia ka sekuestruar 508 gramë Kokainë dhe qindra doza kanabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro.
Gjithashtu, sekuestrohen pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.