“Nuk do të kursej asnjë”- Berisha i përgjigjet Ramës për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’: Do të publikoj çdo dokument, përveç atyre intime

Shqipëria

“Nuk do të kursej asnjë”- Berisha i përgjigjet Ramës për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’: Do të publikoj çdo dokument, përveç atyre intime

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’.

Sali Berisha: I kërkon përgjegjësi Altinit të tij se pse unë publikoj? Unë do të publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime që nuk i publikoj, cilido qofshi.

Të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë. Unë ruaj proporcion në marrëdhëniet publike, ruaj strategjinë time sepse nuk kam ndërmend ta  okupoj gjithë marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre.

Jo. Do të merrem me qytetarët, përveçse me krimet, por ata nuk do ti kursej unë. Nuk do të kursej asnjë. Po ka çmenduri më të madh ti dalësh Zot një blerje të pamenduar rrobash 870 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat