Olsi Milto Dado rrjedh nga një familje e përndjekur politike nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Ai lindi dhe u rrit në Sallmone, Shijak, pasi familja e tij mori një debim internimi nga gjyshi i tij, Jani Dado, pasi më 22 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi atë për “krime kundër shtetit” me 10 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet.
Kush është prokurori i komanduar i SPAK-ut me kërkesë të Dumanit.
Olsi Dado është komanduar përkohësisht si prokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmi është i konfirmuar nga KLP, teksa Dado është komanduar me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani, për nevoja pune. SPAK aktualisht është formuar me 18 prokurorë nga 20 të parashikuar në organikë.
Shtypi nga Tirana ka raportuar se Dado është komanduar nga KLSH për shkak të dosjeve voluminoze në SPAK dhe për këtë arsye është bërë pjesë e trupës së prokurorëve. Ai ka lënë detyrën e drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, detyrë që e mbante prej vitit 2018.
Më herët ai ka qenë prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe ka mbajtur gjithashtu detyrën si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Organika parashikon që të jenë të paktën 20 prokurorë që do të kryejnë veprime hetimore në dy struktura të ndara: ajo e Korrupsionit dhe ajo e Krimit të Organizuar.
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar dy herë nga qelia e burgut pas aktit që Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë ndaj tij, duke thënë se nuk është i befasuar nga “ky fund absurd”, por duke e përshkruar megjithatë si “kapitullin e parë”.
Veliaj, i cili vjen për të shërbyer në Partinë Socialiste nga një familje komuniste dhe anëtare e devotshme e Partisë së Punës për 45 vjet, ka reaguar me një gjuhë jo të përmbajtur dhe të egër në reagimin e tij në mediat sociale. Ai duket se ka “halë në sy” të ish-ndjekurve të regjimit komunist për 45 vjet.
Sipas Veliajt, akuza e ngritur nga SPAK është një “halucinacion”, ndërsa ai akuzon prokurorin e SPAK, Olsi Milto Dado, si "pervers".
“…ai zvarranik, si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit, zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël,” shton Veliaj, siç duket, për shkak se Olsi Milto Dado rrjedh nga një familje e përndjekur politike nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, dhe që në moshën 9-vjeçare është përjashtuar nga Shkolla e Muzikës (dega violinë) në Durrës, për shkak të biografisë së tij.