Aksident në aksin Lezhë Shëngjin, një viktimë dhe dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë Shëngjin, një viktimë dhe dy të plagosur

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë Shëngjin. Nga informacionet raportohet se një i ri ka mbetur viktimë dhe dy persona janë plagosur.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.

Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D..  Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve. Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat