Tedi Blushi: Veliajn e hodhi Rama në “gojën” e SPAK-ut. Nuk lëvizim nga objektivi për të rrëzuar kryeministrin

Shqipëria

Tedi Blushi: Veliajn e hodhi Rama në “gojën” e SPAK-ut. Nuk lëvizim nga objektivi për të rrëzuar kryeministrin

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 17:07
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të qeverisë, duke i cilësuar ato si shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë për mediat, Blushi ka denoncuar bastisjen dhe izolimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili, sipas tij, mbahet pa akuza dhe pa prova në një qeli të izoluar. Ai e ka cilësuar këtë akt si një “hakmarrje banditeske” të udhëhequr nga Edi Rama dhe ka kërkuar drejtësi për të gjitha shkeljet e tjera të ndodhura nën atë që ai e quajti “regjim”.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm  të Partisë së Lirisë, z. Tedi Blushi

Përshëndetje!

Jam sot në këtë komunikim me ju, për të dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin e rëndë banditesk, hakmarrës, fund e kryepolitik të shkeljes flagrante të Kushtetutës, të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, të kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të kreut të Organizatës, Edi Rama, nga forcat mercenare të regjimit që kanë mësyrë sot në mënyrë rrufe duke bastisur dhunshëm ambientet e qelisë Nr.5 ku Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbahet i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale dhe ku është duke vuajtur, jo dënimin, se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, por vetëm izolimin politik dhe rrëmbimin kriminal dhe të paligjshëm të 21 tetorit, nga persona të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi, pa treguar asnjë urdhër ndalimi, pa e lejuar të kontaktojë avokatin dhe që e detyruan me dhunë të hipë në një automjet privat dhe që më andej ta conin në ambientet e qelisë Nr.5 ku ndodhet ende sot.

Sot nga ora 09:20 – 09:40, pikërisht në momentin kur kreu i Organizatës mafioze fliste për standardet europiane të drejtësisë në Narkoregjimin ku shteti ligjor është asgjesuar përfundimisht, pesë horra me uniforma shteti mësynë brenda një qelie 12 m2, për të  ushtruar dhunshëm një kontroll të paligjshëm, nga qimet e flokëve dhe deri te çorapet për 20 minuta, duke verifikuar me imtësi edhe frigoriferin  modest që ndodhej aty.

Nuk ka ndodhur asnjëherë një bastisje e tillë, por ndodhi pikërisht gjatë fjalimit të Kreut të Organitës për standardet europiane të drejtësisë, kur ligji dhe Kushtetuta e Republikës trajtohet si leckë, por standarte të cilat sic e theksoi edhe kreu I Organizatës, I garanton vetëm partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm skllavi i partisë, Altin Dumani nuk e shikon.

Kjo ngjarjee rëndë  është një akt i pashembullt dhune shtetërore, i kryer në një kohë kur kreu i organizatës mafioze propagandonte drejtësinë në vendin ku drejtësia nuk ekziston!

Kjo ngjarje është shumë e rëndë.

Nuk është rastësi, por një provë shtesë e frikës dhe panikut që ka pushtuar tanimë  regjimin në ditët e tij të fundit!

Kontrollet në qelinë Nr.5, ku mbahet I izoluar pa prova dhe pa fakte Presidenti Meta janë bërë çdo ditë, të paktën 3 herë në ditë hapet dera për të kontrolluar praninë e tij fizike dhe 1 herë në ditë verifikohen hekurat e qelisë se mos janë sharruar, apo se mos Presidenti Meta është arratisur.

Akte të rënda dhe të paligjshme, të cilat tregojnë më së miri fytyrën e vërtetë të standardeve europiane të drejtësisë që përmendi sot Kreu I  Organizatës, pa përmendur shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut që ndodhin cdo ditëdhe më lejoni sot të përmend edhe një fakt që nuk është bërë më herët publik, që prej të paktën 4 muajsh, që nga dita e rrëmbimit dhe izolimit politik të Presidentit Meta, nuk I lejohet të regjistrojë telefonin e gazetarit Cim Peka nga frika se mos japi ndonjë intervistë.

Deri këtu shkon përpjekja kriminale e këtij Narkorregjimi edhe për ti mohuar të drejtën dhe lirinë e fjalës Liderit të Partisë së Lirisëtë izoluar sot politikisht.

Rrëmbimi kriminal, izolimi në ekstrem politik dhe akti banditesk i sotëm, janë dëshmia e rradhës e një pushteti të inkriminuar dhe të korruptuar në cdo qelizë, që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe asnjë normë tjetër Demokratike.

Por tani është fakt që ky rregjim mbahet në këmbë vetëm nga kapja totale e drejtësisë përmes Ramaformës, kreu I të cilës është vet Edi Rama, Ramaformë e cila ka prodhuar edhe një strukturë kriminale si SPAK të kontrolluar 100% nga mafia në pushtet, e cila nëpërmjet goditjes, rrëmbimit, arrestimit, burgosjes së liderëve kryesorë të Opozitës po bën cdo përpjekje për ti garantuar edhe një mandat tjetër 4 vjecar në kurriz të shqiptarëve, Edi Ramës, pra të këtij regjimi që pasi vodhi zgjedhjet e vitit 2017 duke kanabizuar të gjithë vendin dhe duke miratuar këtë Ramaformë që ka pjellë vetëm prokurorë ‘’Dumanë’’ dhe gjyqtarë ‘’Dvoranë’’.

Të këtij regjimi që pasi vodhi zgjedhjet e vitit  2021 me bandat dhe me krimin e organizuar,  ku pjesë e këtij skenari ishte për fat të keq edhe lidershipi I vjetër  I kapur I opozitës dhe sot të gjithë shqiptarët e dëgjuan kreun e Organizatës nga selia e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të bënte thirrjen: “O burra të vjedhim zgjedhjet e 11 majit”.

Është tanimë e qartë se koka e krimit, e meduzës, e oktapodit është Edi Rama dhe asnjë kërmë që ai hedh në gojën e hijenave të SPAK-ut nuk i lëviz shqiptarët nga objektivi dhe misioni kombëtar e patriotik për largimin e tij nga pushteti.

Sot shqiptarët e panë dhe e dëgjuan se si Kreu i Organizatës edhe sipas ish – krahut të tij të djathtë  për 10 vite, Arben Ahmetaj kërkoi, në fakt u kujtoi, mercenarëve të SPAK të mos i afroheshin telefonit të tij?

Në fakt ka një arsye  përse Edi Rama u kujton mercenarëve të mos mos bëjnë gabim ti afrohen telefonit të tij, sepse në fakt në atë telefon fshihen krimet e përbindshme, vjedhjet monstruoze, aferat e tmerrshme korruptive, PPP-të, koncensionet, megaafera e inceneratorëve,  korruptimi i diplomatëve dhe McGonigalëve, përfshi edhe të gjitha të dhënat e tjera për mënyrën se si ka funksionuar në 12 vjet kjo strukturë që Arben Ahmetaj e cilësoi si Organizatë Mafioze.

Telefoni i Edi Ramës është kutia e pandorës që po u hap do qelbë dynjanë me tmerret, llumin dhe qelbin e qeverisjes së tij.

Ndaj ai u thotë spakistëve, të fokusohen tek tantellat e bashkëshortes së Erjon Veliajt, por jo tek telefoni im dhe  ndaj ai e shiti Erion Velinë, siç  shiti më herët të gjithë ata të cilët I përdori dhe I shtrydhi si limoni në të gjithë aferat e tij korruptive.

Asnjë iluzion te “Drejtësia e Re” sepse shtet të së drejtës në një regjim mafioz nuk mund të ketë kurrë,  janë dy gjëra krejtësisht të kundërta, sepse në rast se do të kishim Shtet Ligjor dhe një strukturë të pa kapur nga rregjimi, sot SPAK- u do të na jepte përgjigje se përse Erjon Veliaj nuk është arrestuar 8 vite më parë për këtë firmë të paligjshme që Ihodhi në vitin 2017 për ti hapur udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës që nuk ekziston, por për të cilin pagesat vijojnë edhe tani.

Edhe nga qelia, Erjon Veliaj është duke vjedhur sot, sepse ky incenerator vazhdon të gllabërojë jo më 80 mijë euro në ditë, por me një faturë që ka shkuar deri në 90 mijë euro në ditë.

Sepse sic e faktoi edhe Arben Ahmetaj, pronari kryesor I inceneratorit fantazmë të Tiranës është Edi Rama.

Ai I cili detyroi Erjon Veliajn të hidhte këtë firmë, por me këshillën që të mos e merrnin vesh këshilltarët e LSI, sepse sigurisht që do ta kundërshtonin, dhe në një vit kur LSI në atë kohë coi në Parlament ligjin për të frenuar ato koncensione korruptive që gllabëruan shqiptarëve qindra e qindra milionë euro.

Nëse sot do të kishte drejtësi, SPAK do ta kishte marrë të pandehur që në vitin 2018 dhe sot do të ishte duke vuajtur dënimin vet Kreu I Organizatës për këtë firmë të paligjshme, janë dokumenta  zyrtare, që nuk kanë nevojë për një hetim të thelluar, nuk janë krime intelektuale sic I cilëson ‘’ Afërmendshi ‘’, janë dokumenta zyrtare.

Eshtë firma e Edi Ramës, i cili në 7 Dhjetor 2018, I dha bonusin 8%kompanisë së inceneratorëve, kur ligjërisht kompania nuk ishte themeluar.

Në rast se do të kishim drejtësi, Ëngjëll Agaci do të ishte marrë I pandehur dhe do të ishte duke vuajtur dënimin, pikërisht se u njoftua nga ish – drejtoi I Prokurimit Publik, dokument tjetër zyrtar, që nuk ka nevojë për hetim të thelluar, që e cilësonte këtë aferë si të paligjshme dhe ai e ka miratuar pavarësisht se kishte këtë shkresë mbi tavolinën e tij.

Në rast se do të kishim drejtësi, Edi Rama, do të ishte marrë I pandehur dhe do të ishte duke vuajtur dënimin, mbështetur mbi këtë dokument zyrtar të drejtësisë Amerikane, ku ka 14 akuza penale për Edi Ramën si autori I korruptimit të ish – zyrtarit të lartë të FBI McGonigal, I cili është duke vuajtur dënimin në Amerikë, ndërsa Edi Rama lihet ende të japi leksione për drejtësinë nga selia e Kuvendit të Shqipërisë dhe të flasi për standarde europiane te drejtësisë, kur ndërkohë drejtësia Amerikane, dhe ky është varr I hapur I Edi Ramës deri ditën që do marri ndëshkimin e merituar edhe për këtë aferë.

Ndaj askush të mos cuditet, përvec Edi Ramës sigurisht, që u cudit sot si ka mundësi që edhe Klotilda Bushka apo ‘’ Pushka’’ e antiligjit në Kuvendin e Shqipërisë, qenka marrë në hetim Klotilda Bushka, pa u thirrur nga SPAK, kur ndërkohë e njëjta gjë ndodhi me rrëmbimin në mes të aeroportit të një profesori të nderuar si Jamarbër  Malltezi.

Përse nuk reagoi Edi Rama?

Përse nuk reagoi Edi Rama kur Liderit historik të PD iu hoq liria pa ja iu hequr imuniteti nga Kuvendi?

Përse nuk reagoi Edi Rama për shkeljen e standardeve demokratike, ditën kur Presidenti I Partisë së Lirisë, ish- Presidenti I Republikës, ish – Kryeministër, ish Kryetar Kuvendit, u rrëmbye forcërisht nga persona të armatosur rëndë, të maskuar, nga horra të cilët u graduan Drejtorë Policie si ai Vilson Bala në Durrës, I cili sot duhet të ishte duke vuajtur dënimin, me urdhrin e një drejtori të përgjithshëm  policie, telefoni I të cilit është I sekuestruar nga SPAK, por ai është Drejtor I Përgjithshëm I Policisë.

Pra si ka mundësi, që Presidenti I Partisë së Lirisë, pa asnjë fakt, pa asnjë provë penale, rrëmbehet në mes të ditës në shkelje të ligjit, pa ju dhënë as e drejta për të kontaktuar avokatin dhe kur ndërkohë të gjithë shqiptarët e panë se si Erjon Veliaj, I faktuar me mijra dokumenta dhe me dëshmi  të ish ortakëve të tij, se është pronari faktik I inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, që është kreu I Organizatës Kriminale 5D që ka zhvatur taksat e qytetarëve të Tiranës, që është bashkë ortak me Krimin e Organizuar Ndërkombëtar, me Ndraghetën në kompaninë që ende sot mer fonde publike për të pastruar Tiranën, kur ndërkohë Tirana është e përmbytur nga plehrat dhe këtë nuk e thotë Opozita, e thotë Antimafia Italiane.

Në kompaninë e pastrimit të Tiranës ka futur duart Ndragheta.

Si ka mundësi që nuk ka asnjë akuzë për faktin që Erjon Veliaj është përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mbulimin e të gjitha përgjegjësive penale.

Si ka mundësi që Erjon Veliaj është autori I betonizimit të Tiranës nga kullat e drogës, autori I shndrrimit të Tiranës në lavatricen më të madhe të pastrimit të parave të korrupsionit dhe të krimit vendas dhe Ndërkombëtar .

Si ka mundësi që Kryetari I Bashkisë të Tiranës është autori I shkatërrimit të cdo hapësire të gjelbër, I shndërrimit të Tiranës në një dhomë të madhe gazi ku cdo vit, sipas vet statistikave të Edi Ramës, humbin jetën jo qindra por mijra qytetarë të Tiranës, të mitur dhe të moshuar, pikërisht nga ndotja e ajrit, I faktuar edhe nga vet ish Kryetari I PS, profesori I nderuar Besnik Bara.

Pra ky delinkuent shoqërohet me shumë delikatesë, me pekule, madje agjentët e BKH-së shndërrohen në portierë hotelesh duke I hapur derën, duke I pastruar serdilien këtij delinkuenti dhe këtu Edi Rama reagon se janë shkelur standardet e demokracisë dhe të drejtësisë dhe ku ne anën tjetër ish- Presidenti I Republikës, ish – Kryeministër, ish Kryetar Kuvendit rrëmbehet pa fakte dhe pa prova penale, mbahet në izolim ekstrem, provokohet cdo ditë nga këta banditë të urdhëruar drejt për drejt nga Edi Rama, këto nuk qenkan shkelje të standardeve të demokracisë.

Po si ka mundësi që sot Kloditka Bushka është kryetare e komisionit te ligjeve,  recidiviste në përsëritjen e veprave penale dhe pjesë e klientelës mafioze dhe klanit mafioz të Erion Velisë , në fshehjen e provave, në intimidimin e dëshmitarëve.

Klotilda Bushka është e lirë, Presidenti Meta është në izolim ekstrem.

Kjo i vë vulën se si është rrëmbyer nga mafia Kuvendi i Shqipërisë dhe kjo është dëshmia me e qartë kur opozita e cilëson Kuvendin jo vetëm si noter të Qeverisë, por tanimë Kuvendi ka marrë edhe fytyrën e Klotildës, fytyrën e manipulatores, falsifikatores dhe fytyrën e anti-ligjit, e cila ka qënë edhe Relatore e komisionit për shkarkimin e Presidentit Meta, që Venecia e hodhi në kosh të plehrave.

Sepse pikërisht këta individë, me rekorde të larta kriminale dhe mafioze, përzgjidheshin nga Edi Rama në kuadër të luftës dhe terrorit politik ndaj kundërshtarëve.

Ndaj dua tju kujtoj të gjithë atyre që kanë iluzionin se SPAK- u ka arritur sukses me arrestimin shumë të vonuar të Erjon Veliajt, dua t’ju kujtoj se e kanë shumë gabim.

Sepse mjaftonte të mos na tregonte se sa fustane, bizhu, këpucë, canta, vathë ka blerë bashkëshortja e Erjon Veliajt, por të na thotë Altin Dumani, ky mercenar ordiner I Edi Ramës se përse nuk ka një akuzë për këtë firmë, për këtë dokument zyrtar, që ka futur në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite. Aferë e cila ende vijon, sepse edhe nga qelitë e burgut Erjon Veliaj I zgjat duart dhe I fut në xhepat e qytetarëve të Tiranës, pagesat ende vazhdojnë.

Ndaj edhe teatri I shëmtuar sot, që pamë para gjykatës, ku policia e Erjon Veliajt protestonte kundër policisë së Edi Ramës, që e la atë godinë të një sigurie të vecantë në duart e policisë bashkiake të Erjon Veliaj, kur ndërkohë të gjithë qytetarët e ndershëm dhe patriotë, të gjithë opozitarët e dinë se cafrë dhunë përdor ndaj tyrë  Narkopolicia e Edi Ramës, ajo Narkopolici që sot nuk bëri asnjë veprim ndaj policisë bashkiake të Erjon Veliajt, por që arrestoi vetëm pak ditë më parë disa dhjetra qytetarë që festonin arrestimin e Erjon Veliajt.

Këto janë standardet europiane të drejtësisë, të arreston kur feston dhe të mbron kur shkel ligjin.

Ndaj edhe njëherë, në emër të Partisë së Lirisë dua të theksoj që asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi nuk do ndalë Partinë e Lirisë, Presidentin Ilir Meta në këtë betejë, në këtë mision historik, patriotik dhe kombëtar për të shkërrmoqur nga themelet këtë rregjim, që sot mbahet në këmbë vetëm nga një patericë po aq e inkriminuar sa ‘’ Rilindja’’ që quhet SPAK, që nuk po bën asgjë tjetër vecse po amniston krimet e përbindshme të ‘’ Rilindjes’’ vetëm për ti siguruar pandëshkueshmërinë  Kreut të Organizatës, Kreut të Ramaformës, Kreut të vërtetë të SPAK- ut, që është Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat