Vdes 75-vjeçari në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, policia: U vetëhodh nga lartësia e ndërtesës

Shqipëria

Vdes 75-vjeçari në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, policia: U vetëhodh nga lartësia e ndërtesës

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Një i moshuar 75-vjeç ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, teksa është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme “Shefqet Ndroqi” në Sauk.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë

Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M.  K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat