Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj, informacionet i kishte nga zyra e Ramës

Shqipëria

Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj, informacionet i kishte nga zyra e Ramës

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 18:43
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj e njoftoi përpara dy javësh Arben Ahmetaj.

Berisha shprehet se Ahmetaj, informacionet për këtë arrestim i kishte nga zyra e Edi Ramës.

“Kam qenë në parlament në vitin 1991, nuk e harroj kurrë.

Një deputet i rëndësishëm i Partisë së Punës, u ngrit aty dhe tha; po ta dija unë se, Enver Hoxha kishte tre dynym qilima, unë tha kurrë nuk do të kisha duartrokitur për të.

Unë u them shqiptarëve se gardëroba e Velicës mjafton për të shtruar tre hektarë qilima, jo 3 dynym.

Mbron Erion Veliajn të cilit i gjinden prerjet 500 euro, të mykura. Të gjitha para trafiqesh. Se këta trafikantët që ta dini ju, nuk prekkan format tjetër përveç 500 euroshe, sepse e ka nxjerrë prokurori italian, sepse 1 milionë euro me 500 peshoka 1.2 kilogram. Ata kanë hallin e peshës.

Kur i merr Taulanti, kur del e i pret Olsi apo të tjerët, nuk duan të kenë peshë shumë të madhe. Dhe janë gjetur aty 100 mijë euro prerje 500. E megjithatë ai bërtet dhe vë në shënjestër gjykatësit se qenkan me origjinë të djathtë, i cili rezulton se paska dhënë vendime kundër opozitës dhe në favor të Veliajt.

Jo një, por 3 vendime. E thashë dhe sot dhe e them prap këtu. Nëse ka një njeri në botë që nuk të drejtë ti përmendë babanë kujt, është Edi Rama.

Babai i tij është xhelat, ka firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ndërsa babai i tij, i majtë apo i djathtë është kriminel se paska qenë në një zyrë me Gazment Bardhin. Paska punuar në një zyrë në ministri, sepse paskan studiuar bashkë, por nuk qenka e vërtetë.

Pra, jemi në këto rrethana ku partia e krimit po shkërmoqet.

Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai, se kishte informacionet, dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët.

I gjithë ky skenar që zhvillohet është në kurriz të shqiptarëve.

Qytetarët nuk ekzistojnë për Edi Ramën. Ato ekzistojnë vetëm për ti vjedhë, plaçkitë,  për ti mashtruar”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat