Masat ndaj Veliajt e Xoxës, trupi gjykues tërhiqet për vendim

Shqipëria

Masat ndaj Veliajt e Xoxës, trupi gjykues tërhiqet për vendim

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 21:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka zgjatur rreth 7 orë seanca gjyqësore për vlerësimin e masave të arrestit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe 6 biznesmenëve. Pak më parë trupi gjykues i GJKKO është tërhequr për vendim.

Pasi dëgjoi argumentet e palës mbrojtëse, të cilët kërkuan masa më të buta sigurie, si dhe argumentet e prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, i cili kërkoi lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra nga ky gjyqtar më 9 shkurt 2025, gjyqtari, Erjon Bani u tërhoq për vendim. 

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat