Seanca gjyqësore në GJKKO ku është vlerësuar masa e arrestit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe prokurorit të çështjes, Olsi Dado.
Veliaj ka akuzuar se gjatë periudhës kur janë bërë hetime, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është përndjekur në mënyrë perverse nga SPAK.
Por pas deklaratës së tij, ka reaguar prokurori Doda që i ka kërkuar kryebashkiakut të jetë i kujdesshëm me etikën.
Pas shtatë orësh seancë gjyqësore dhe dy orë që gjyqtari i çështjes i tërhoq për të marrë vendimin, Veliaj mbeti në burg, ndërsa masa e bashkëshortes së tij ndryshoi nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.
Pjesë nga debati:
Veliaj: Nuk e kam të qartë pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës dhe kam bërë detyrën time. Nëse i kam hyrë në hap dikujt, ajo ka qenë familja ime. Kam punuar jo vetëm gjatë javës, por edhe gjatë fundjavës dhe ditës së festave. Njerëzit që punojnë bëhen objekt sulmi dhe gjenden në situatën që unë jam sot. Për një vilë të përmendur në Qerret në dosje, Veliaj pretendon se nuk është e tij. Por s’ka asgjë të pazakontë që lodra të djalit tim të gjenden të shtëpinë e gjyshërve të tij.
Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse nga SPAK dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.
Dado: Tregohu i kujdesshëm me etikën. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.
Veliaj: Nuk e di pse ju dogji kjo gjë, sepse unë mund ta kem edhe me politikën ose median këtë gjë.
Dado: Sepse e ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook, por në Gjykatë, kështu që përmbaju provave e fakteve.