“Dëmi është i madh”/ Arrestimi i Erion Veliajt, debat në “Top Story”: Ka të drejtë…

Shqipëria

“Dëmi është i madh”/ Arrestimi i Erion Veliajt, debat në “Top Story”: Ka të drejtë…

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 00:17
Pamje nga takimi

Arrestimi me urdhër të SPAK i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sjellë debat në “Top Story”.

Socialisti Plarent Ndreca u shpreh e dëmi i krijuar me arrestimin e Veliajt, në procesin e punës në Bashki, është i madh.

Ndërkohë që analisti Artur Zheji deklaroi se situata e krijuar tregon se tashmë ka nisur fushata zgjedhore.

Plarent Ndreca: Jemi gjatë gjithë kohës në kuadrin e dyshimeve. Kushtetuta thotë kur merret vendimi shfuqizohet kontrata me qytetarët. Mos t’i mohohet mundësia qytetarëve të kenë një qeverisje qyteti. Dëmi është shumë më i madh se sa i një procesi hetimor.

Agim Baçi: Juridike i bie, më lër ta shpjegoj, i bie që presin të mbarojnë mandatin dhe pastaj t’i arrestojnë. Ndryshimi gjuhësor i kryeministrit nga dje sot…

Plarent Ndreca: Ka një të drejtë që të thotë të vërtetën.

Artur Zheji: Ka filluar fushata.

Plarent Ndreca: Kufizimi i kryetarit të opozitës ndikon në zgjedhje.

Artur Zheji: Atij i lind e drejta politike jo juridike, që SPAK e kontrollon kryeministri… Këtu jemi në fushatë të pastër.

Plarent Ndreca: Nuk po them që SPAK e ka bërë me qëllim. Unë them çfarë kuptoj unë.

Artur Zheji: Unë e di çfarë kupton ti, por dua ta thuash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat