“Sa kam hapur sytë herët si gjithmonë, se bëj edhe stërvitjen, më është kujtuar fjala e Winston Churchill. Studioni historinë, aty gjenden sekretët e shtetbërjes. Pse mu kujtua kjo? Do mundohem ta shtjelloj me ju se ishte mendimi i parë sa hapa sytë?
Jemi të sigurt ne në këtë diskutim, ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari dikush që edhe prokuroria nuk i ka provat e duhura. I pandehuri është diskush që prokurori thotë dua burg për këtë person, kam këto prova fillo gjyqin.
I pandehuri është kur prokuroria e ka bindjen. Pyetja e dytë, a e dini që kryetari i Bashkisë së Tiranës, nuk është i pandehuri? Vetë prokurori nuk e mendon që është gati të hapë gjyqin. Statusi i Erion Velisë sot tregon këtë. Të gjithë ata që thonë çpati Edi Rama, të mbrojmë SPAK-un nga Edi Rama. Nëse nuk mbron Edi Ramën në betejën e tij bashkë me partinë Socialiste, harrojeni SPAK.
Pa Edi Ramanë dhe PS nuk ka SPAK! Sepse bufi i kënetës e thotë dhe mënyrë deklarative, më jepni votën të shkri SPAK-un. Ato partiçkat kanë të re vetëm moshën e pronarit të tyre se kanë të njëjtën sjellje si sjellja e bufit të kënetës”-u shpreh Rama.