Veliaj mbeti në burg, Rama: Prokurori mund edhe të çmendet, por peshën e mban gjykata

Shqipëria

Veliaj mbeti në burg, Rama: Prokurori mund edhe të çmendet, por peshën e mban gjykata

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 09:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se ka dyshime të pamajaftueshme për të ngritur një akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Rama: Mendojnë se SPAK do heqë qafe kundërshtarët dhe këta do të rriten se është lis i madh PS, nën hijen e lisit të madh, nuk jam unë që kontestoj duke iu kundërvënë SPAK siç kanë vënë kujën të gjitha llojet, por është statusi i Erionit, në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon kam qenë shumë i qartë deri tani në gjithë atë dosje nuk ka një paragraf, nuk e kam lexuar por kam kërkuar më jepni një paragraf që të më jepni një provë, për prokurorin nuk është e mjaftueshme për ta hedhur në gjyq, siç kam parë të tilla dhe më shumë se një kur na është dashur të votojmë heqje imuniteti në kuvend.

A ju duket normale, harrojeni politikën për një moment le të hyjmë në territorin e odës ku mblidhen burrat dhe gratë dhe pavarësisht se çfarë prirjesh kanë merren me një çështje për t’i vënë pikën mbi i moralisht, a ju duket normale që një kryetar bashkie në detyrë të merret nga zyra dhe të dërgohet në burg pa gjyq se prokuroria  ka dyshime, të pamjaftueshme për të ngritur një akuzë, si mund të quhet trysni ndaj gjykatës të ngresh një parim për udhëheqësin e një shumice, për mua që ia ka dhënë jetë Spak përballë të gjitha armiqësive duke vënë në tavolinë ekzistencën e asaj qeverie.

Të mos bëj unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike?!  Kur thonë tironsit u njoftëm i çik si shumë, për ata bërë këtë gjë, kush e mban përgjegjësinë për atë kontratë, nuk është as i pandehur, është thjesht një person i dyshuar, kush do ti bëjë punët e bashkisë, apo gjykatësi. Prokurori mund edhe të çmendet, por peshën e mban gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat