“As bufi i kënetës as këta mangallët që vijnë për qofte këtu poshtë”, Rama: Unë do t’ju çoj në BE, e mbaj llumin e baltën sepse…

Shqipëria

“As bufi i kënetës as këta mangallët që vijnë për qofte këtu poshtë”, Rama: Unë do t’ju çoj në BE, e mbaj llumin e baltën sepse…

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 09:09
Edi Rama

“Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet por Gjykata e mban ekulibirin, Prokurori është njëri ekstrem, është në mes gjykatësi garanti. Ne kemi vendosur figurën të gjykatës paraprak që shoqëron procesin bashkë me prokurorin. Jo që të bëhet ky një mbi prokuror. Na është bërë gjykata, prokurori speciale dhe gjykata stërspeciale që rrit peshën e dënimit paraprak.

Pa gjykuar fare, shkon prokurori i SPAK te gjykatësi dhe thotë kam këto konkluzione, jo thotë ai ik thellohu se duhet një masë më e rëndë. Arrihet deri këtu që arsyeton gjykatësi, e kërkon opinioni publik prandaj duhet t’ja rëndojmë ne. Opinioni është çështja jonë e të zgjedhurve, jo për gjykatën.

Si qenka kjo? Ça do të thotë standarde, në 2023, unë jam këtu. Më vjen shpirti në majë të hundës kur “hë ik, lëre”, të rinjve në asnjë histori politike dhe asnjë moment të botës nuk i ka shtruar njeri qylymin. Le ta provojnë me betejë dhe të fitojnë. Unë jam këtu për tju ulur në tryezë të BE, për ta parë me sytë e mi atë Albania në atë tryezë. Dhe për ta parë flamurin kuqezi atje, për këtë jam unë. Kjo është beteja ime, pastaj vazhdoni ju me të rinjtë e kush i ka bërë të rinjtë.

Duhet ta mendoni ju kush do ju çoj atje, kush mo? Bufi i kënetës apo këta mangallët që vijnë për qofte këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo, apo plazhi? Kjo është luftë dhe sakrificë, mohim i shumë gjërave që njerzit e tjerë e kanë. Koha me familjen, kam aq shumë gjëra që dua të bëj por ky është mision. Unë jam këtu për historinë dhe nuk më dridhet qerpiku prandaj i mbaj gjithë këto gurë e balta nga 4 anët. Lloj lloj, e kam thënë kur kam qenë i ri me flokat e zez atë punën e birit të K, që nuk ka pasur dhe nuk ka me prova dhe dyshime”-u shpreh Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat