Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 09:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i viktimave ka shkuar në dy pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në rrugën e Shëngjinit.

Sipas burimeve ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe bashkëshortja e 30-vjeçarit Paulin Zefi, shtetësja Zhaklina Hysa 40-vjeçe.

Ajo nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat