“Merreni me mend sikur t’ju marrë dikush telefonin privat. Drejtësia duhet të hyjë vetëm për ccështjen për të cilën po të heton. Ta shohi në praninë tënde jo të thojë ik. Ju bllokua gjithë jeta atij dhe jetonte jashtë. E ku ta kërkosh atë telefonin, mendojeni pra t’ju dalë dikush në rrugë t’ju thojë më jep telefonin dhe të të fusi.
Të thojë kam këtë, po më thuaj këtë mos të nxjerr këtë. Po mirë mo SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikani kritikohet. Qeveria e Shqipërisë ka 100 e kusur vite dhe prap nuk është një institucion i pagabueshëm, këta 5 vjet janë, është e domosdoshme të dëgjojnë kritika, jo intimidim. Duan të hetojnë për Erion Velinë, të hetojnë deri në fund.
Nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku duhet. Të provuar ama, jo ishte ti në avion… ne një mendere vend jemi njihemi. Ore zotëri, ne jemi një vend jo Gjermania Zvicra dhe Franca që i kanë sistemet bankare qëkur s’mbahet mend. Pjesa më e madhe nuk besojnë akoma te bankat se i ka tmerruar diktaktura. Dy janë djallzitë më të mëdha te kapitalizmit banka dhe taksat.
Nuk deklaron njeri pasuri dhe të ardhurat mo, është fazë zhvillimi kjo. Si u bëka këtu historia të shkosh në të tilla, të kërkosh qime në sytë e tjetrit dhe të mos shohësh tranë. Punonjësit e shteti nuk janë të gjithë nënë dyshimin e arsyeshëm se vjedhin. Kjo është logjika e qorrave në rrjetet sociale. Lufta kundër korrupsionit është luftë kundër korrupsionit. Vazhdoni shani ju. Nuk është PS forcë që ka shkatërruar Shqipërinë që i ka çuar shqiptarët deri në buzën e luftës civile, që ka inkurajuar skemat piramidale. Nuk mund të jetë PS një forcë politike të mos jetë kërkuese për standardet”-u shpreh Rama.