Shqipëria me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian: Grupkapitujt 2 dhe 3 në Fokus të Shqipërisë dhe BE-së

Shqipëria

Shqipëria me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian: Grupkapitujt 2 dhe 3 në Fokus të Shqipërisë dhe BE-së

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Shqipëria po shënon përparime të rëndësishme me hapa të sigurtë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Viti 2024 u mbyll me hapjen e suksesshme të negociatave Grupkapitujve 1 “Themeloret” dhe 6 “Politika e jashtme dhe siguria”, së bashku për 10 kapituj e kritere për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ndërsa viti 2025, sipas burimeve të afërta me negociatat, ka filluar me fokus të veçantë nga Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, në dy grupkapituj kyç: Grupkapitullin 2 “Tregu i Brendshëm” dhe Grupkapitullin 3 “Konkurueshmëria dhe rritje gjithëpërfshirëse”, së bashku tashmë me edhe 17 kapituj të tjerë të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien në rrugën drejt Tregut Unik Evropian dhe anëtarësimit.

Grupi i dyte i Kapitujve, i cili trajton ne bisedimet per anetaresim futjen e vendit ne Tregun e brendshëm evropian, është në qendër të vëmëndjes pas përfundimit të skanimit me Komisionin Evropian (screening).

Rreth 2 jave me pare, ne fund te Janarit, Presidenca Polake, ne emer te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, mbi propozimin pozitiv te Komisionit Evropian, i dergoi Shqiperise rekomandim pozitiv per celjen e negociatave per 9 fushat – kapitujt e ketij Grupimi, duke vene ne dukje se Shqiperia e ka arritur nivelin e përgatitjes ne keto 9 fusha kyce te ekonomise dhe tregut dhe duke e ftuar vendin te paraqese Pozicionin e vet negociuese per te avancuar me tej me shqyrtimin dhe me shprese pozitive, dakortesine e vendeve anetare per ti celur negociatat teknike me Bashkimin Evropian ne keta 9 kapituj.

Data e saktë e hapjes së negociatave teknike te Grupkapitullit 2 ende nuk është e ditur, por sipas burimeve, ajo pritet të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm. Grupkapitulli 2 eshte nje grupim 9 kapitujsh – fushash te ekonomise dhe tregut per te cilat bisedohet per celjen dhe negociatat per anetaresim e qe përbëhet nga kapitujt 1, 6, 7, 8, 9 dhe 28 etj.

Keto fushat jane nga më të rëndësishmet per rritjen ekonomike dhe mireqeninen drejt e anëtarësimit ne Bashkimin Evropian, pasi përfshin cështje si liria e qarkullimit të mallrave me tregun evropian, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, e me tej rregullat e konkurrencës ne treg, pronësisë intelektuale dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

Nen ritmin e progresit tashme te qarte ne negociatat dhe me njohjen nga Bashkimi Evropian, 27 vendet anetare dhe Komisioni Evropian, te pregatitjes se vendit per ti celur negociatat, rezultat i reformave ekonomike e te rritjes se mireqenies, Shqiperia ka marrë sot gjithashtu dritën jeshile per te ecur me celjen e negociatave edhe per 8 fusha te tjera (te quajtur kapituj) te Grupimit te 3 “Konkurenca dhe Rritja gjitheperfshirese” ku Presidenca Polake i ka dergusr Shqiperise letren duke i kerkuar Shqiperise për të paraqitur zyrtarisht pozicionin e saj negociues për Grupkapitullin 3.

Ky grup fushash mbi konkurrueshmërinë e ekonomise shqiptare dhe rritjen gjitheperfshirese, duke përfshirë një gamë të gjerë të legjislacionit të BE-së që do të nxisë zhvillimin e një ekonomie të tregut me mireqenie sociale social, të ngjashme me modelin European, parasheh reforma evropiane te drejtuara drejt arritjes se standartit evropian te mireqenies, ne nje sërë fushash jetike si transformimi digjital dhe media (Kapitulli 10), te taksimi (Kapitulli 16), politika ekonomike dhe monetare (Kapitulli 17), punësimi dhe politikat sociale (Kapitulli 19), ndërmarrjet dhe politikat industriale (Kapitulli 20), shkenca dhe kërkimi shkencor (Kapitulli 25), arsimi dhe kultura (Kapitulli 26) dhe bashkimi doganor me BEne (Kapitulli 29). Hapja e Grupkapitullit 3 pritet gjithashtu së shpejti.

Shqiperia, Qeveria shqiptare, Kuvendi, sistemi i drejtesise dhe te gjitha institucionet shqiptare kane riafirmuar angazhimin e palekundur për të vazhduar me reformat evropiane per të përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit, duke synuar që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim në BE Brenda 2030, per aspiraten e te gjithe Shqiptareve per Shqiperine ne familjen evropiane.

Opozita ka deklaruar më shumë se një here që nuk do të bëhet pengesë për këtë proces dhe ka treguar vullnet dhe bashkëpunim në lidhje me cështjet e integrimit.

Vullneti politik tashmë edhe i shteteve anëtare të BE-së, së bashku me dhënien e dritës jeshile në vazhdimësi nga Komisioni Evropian dhe përgatitja dinamike e e pershpejtuar teknike e Shqipërisë solli në data historike të njëpasnjëshme për Shqipërinë në fund të 2024 me hapjen e 2 grupkapitujve (1 dhe 6), dhe s po ndal vrulli edhe në 2025, me Letren e Presidences Polake te BEse te dates 29 Janar 2025 dhe ate te sotshmen per te ecur me nje hapje te madhe negociatash, si ne nje “Big bang” te rruges se zgjerimit dhe anetaresimit te BEs, edhe me 17 kapituj te tjere.

Lajmi se së shpejti pritet hapja e dy grupkapitujve të tjerë (2 dhe 3), shënon një ndër fazat më intensive në procesin e negociatave dhe historine evropiane te Shqiperise moderne.

Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian me kete progres te pershpejtuar dhe te sigurte deri me tani per negociatat per anetaresim, po kthehen në kryefjalë te lajmit dhe vemendjes publike ne procesi me fuqinr me transformuese për ekonomine dhe mireqenien per Shqipërine dhe konsolidimit te shtetit modern shqiptar me standartin evropian.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat