SPAK ka dhënë pretencën për ish kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Prokurori Ols Dado kërkon shpalljen fajtor të ish kryebashkiakut Goro. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, prokurori kërkoi tre vite burg.
Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe mos deklarim të ardhurash.
Për dy vartësit e tij, Jerasimo Basho u kërkuan 3 vite burg, ndërsa për Vezir Gjikokaj 2 vjet burg.
SPAK kërkoi edhe konfiskim pasurie, ndërsa Jorgo Goros iu kthye celulari.