Ka rinisur seanca plenare, pas një pushimi 5 minutësh si shkak i tensioneve.
Kreu i PD Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ndalë presionet ndaj kryebashkiakut Erion veliaj, i cili ka mbërritur sot në paraburgimin e Durrësit, pas vendimit të marrë mbrëmjen e djeshme nga GJKKO për lënien në fuqi të vendimit për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Berisha: Rama të kthehet urgjent e të ndërpresë çdo lloj presioni ndaj Veliajt që urdhëroi ta dërgojnë në Durrës që ta trajtojë Xhevdet Troplini, që u dërgua atje për t’u kërcënuar që nëse do të mbyllë gojën do të pësojë këtë dhe atë.
Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces përgjegjësinë do ta mbajë Rama, qoftë ndaj Veliajt, Velicës, prokurorëve dhe gjykatësve. Tërbimi dhe frika e tmerrshme e Ramës është shumë e rrezikshme për vendin. I gatshëm të marrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.
Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, kam parë vetëm policët dhe rrogëtarët e bashkisë, çka është absolutisht e dënueshme. Protesta e demokratëve, ajo është një konferencë shtypi që bëj unë aty, unë bëj një konferencë shtypi aty, kurse ky dërgoi policinë bashkiake, e dënueshme në ligj dhe çdo gjë.
Ata rrethuan, të armatosur disa prej tyre, rrethuan Skrapin që po të merrnin urdhër.
Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën.
Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm.
Tani kam këtu të dhëna të tjera të tmerrshme, sepse duket se Velica ka bërë garë me Lajla Asadin.
Ju e morët vesh që 1 milion euro e kishte garderobën, fustanet e shoqja e Asadit, Lajla. Ia numëruan kur shkoi në Moskë.
Kurse 867 mijë euro del kjo e Erion Veliajt.
Megjithatë mund t’u them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga Skrapi, se ankohen…
Do shihni ju sa janë përjashtuar që nuk janë regjistruar aty fare.