Rama në Durrës, do ta vizitojë Veliajn në paraburgim

Shqipëria

Rama në Durrës, do ta vizitojë Veliajn në paraburgim

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 12:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, teksa Abcnews raporton se atje pritet të arrijë në orën 13:00.

Rama do të shkojë në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dërgua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat