Po mbahet prezantimi i modulit AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi.
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se është ndryshuar tashmë perceptimin që BE dhe më gjera kanë për vendin tonë, ndërsa shtoi se vendit tonë i është dashur që të luftojë edhe me cinizmin dhe paragjykimin e ndonjë vendi në BE.
“Kemi luftuar dhëmbë për dhëmb me fatin e shkruar keq nga trashëgimia e mëparshme, kemi luftuar me paragjykimin e ndonjë vendi anëtar të BE, dhe kemi arritur që në procesin screening të ndryshojmë 100 përqind gjithçka në perceptimin e partnereve në Bruksel për se kush jemi ne.
Jemi në një kulm dhe sfida është ta ruajmë ritmin”, tha mes të tjerash ai.