Deputeti Damian Gjiknuri tha se mbi 130 mijë shtetas shqiptarë që janë regjistruar si zgjedhës për të votuar jashtë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi se nëse vota e diasporës të arrinte në 13 përqind, do të shënonte një rezultat historik, duke marrë parasysh se procesi realizohet për të parën herë.
Teksa u ndal te kërkesa e demokratëve për t’u mundësuar emigrantëve të votojnë me dokumente identifikimi të huaja, Gjiknuri shtoi se akti rregullator i KQZ mund të gjejë një zgjidhje interpretuese nëse këtë kërkesë e cilëson si të ligjshme.
“Ka dalë një diskutim që le të pranohet edhe dokumentet e shteteve të tjera, që është absurde. Një njeri që ka humbur çdo lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka interes të marrë dokument në këtë vend, vota e tij nuk është ajo që duhet të përcaktojë fatet e këtij vendi. Megjithatë ky është diskutim juridik dhe për të dalë nga ky qorrsokak, unë i qëndroj versionit juridik, por Bylykbashi e lexon ligjin që kur flitet në kodin zgjedhor letërnjoftim apo pasaportë se ka përcaktuar se duhet të jetë e Shqipërisë. Mendoj se zgjidhja e duhur, meqenëse edhe akti që ka përcaktuar edhe procedurën e krahasimit të dokumenteve të identifikimit me regjistrimit e gjendjes civile përcaktohet në KQZ nga akti rregullator, dhe t’ja përcjellim e le të gjendet një zgjidhje interpretuese.
Në këto kushte ne i hapim rrugën ndryshimit të kodit zgjedhor, duke i dhënë më shumë kohë KQZ që të administrojë postën, i japim më shumë mundësi zgjedhësit nga jashtë dhe adresojmë problemet nga jashtë. Të bëjmë gjithçka të dyja palët meqenëse e kemi këtë mundësi. T’i japim shansin e fundit KQZ që të vazhdojë procesin e votimit. Do të jetë sukses për Shqipërinë nëse marrin pjesë 180 mijë pjesë, do të jetë numër shumë i lartë. Nëse Shqipëria të tejkalojë një shifër 12-13 për qind të diasporës, do të jetë rezultat historik nisur edhe nga krahasimet që kam parë nga shtetet e tjera që kanë popullsi më të madhe se ne sa i përket diasporës.”, u shpreh Gjiknuri.