Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se mazhoranca, qëllimisht nuk e votoi më herër ndryshimin në kodin zgjedhor, ku diaspora nuk do paguajë 40 euro për postën, me të cilënd o të dërgojnë votën më 11 maj.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bylykbashi u shpreh se qeveria kërkonte t’i shkurajonte emigrantët nga procesi i regjistrimit, duke pasur koston prej 40 eurosh për votimin me postë.
Ndër të tjera, deputeti demokrat deklaroi se duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata me dokumente të huaja.
“Ajo që parlamenti ka sot përpara, është përpjekje gjatë për të bërë efektive votën e atyre nga jashtë. Nëse do të kishit qenë më të gatshëm, nuk do kishte pritur kryeministri i Shqipërisë, 1 javë më parë që të zgjaste afatin e dokumenteve të skaduara. E keni bërë qëllimisht që ata të mos regjistrohen. Akti normativ që keni nxjerrë është i paplotë dhe diskriminues. E keni parashikuar për ata që votojnë nga jashtë. Në vitin 2009, me kërkesën e opozitës, Damian, ke ardhur 3 herë dhe ke kërkuar ndryshimin e vendimit të qeverisë për t’u pajisur me karta identiteti. Kësaj radhe jo, çdo përpjekje për ta bllokuar. Ata nuk do të pagujnë më siç ishin kërcënuar, 40 euro. U mbajt gjatë derisa erdhi në pikën kur erdhi sot. Mund të bëhej 1 cent, pothuajse falas, por duhej vonuar, që të shkurajoheshin sepse kushton 40 euro ta kesh votën nga Evropa apo Amerika. Kemi bërë të mundur të garantohen me të njëjta standarde, votimi administrohet dhe vota numërohet me baraspeshë. Do të ketë më shumë kohë KQZ, që mos të kolapsojë procesi.
Ankimi i atyre që votojnë nga jashtë, të jetë online, i shpejtë dhe efektiv. Janë 4.7 milionë shtetas shqiptarë në regjistrat e gjendjes civile. 3.7 milionë janë në listën e zgjedhësve. 79 përqind e gjendjes civile janë shtetas me të drejtë vote. Ky debati, pse duhet të vazhdojë kaq i nxehtë, kur zgjidhja është. Tek formularët e patronazhistëve, kërkoni vetëm dokumente shqiptare. Po hynë në lojë ata, nuk e dini se çfarë ndodh. Shembuj si këto ka pa fund, dhe ju garantoj, mundësia për t’u regjistruar teknikisht është e mundur në KQZ, ju duhet të bini dakord. Të drejtën e votës duhet ta kenë të gjithë shqiptarët, me dokumente të huaja, të kenë të drejtë të votojnë. Jepini mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë”, theksoi ai.