Pano Soko nga Nisma Thurje, në fjalën e tij në tubimin qytetar pro SPAK, deklaroi se i vjen keq për faktin që ka një sulm frontal kundër Prokurorisë së Posaçme.
Soko theksoi se Edi Ramës i duhet pushteti më 2025 që të shkrijë SPAK-un. Ai tha se Rama nuk ka hallin e njerëzve, por si të shpëtojë nga drejtësia.
Pano Soko: Ka sulm frontal ndaj SPAK. Ramës i duhet pushteti më 2025 për të shkrirë SPAK-un. Drejtësia mund të ketë probleme. SPAK përgjigjet për 5000 veta. Prokuroria përgjigjet për gjithë qytetarët e tjerë.
Askush nuk kujtohet për atë institucionin tjetër. Kryeministri nuk u mendua për qytetarin që kush ia dërgon atij fëmijët në shkollë.
Kryeministri nuk e ka hallin tek njerëzit. I prishët puna vetëm për SPAK, sepse SPAK është për atë vetë. Çdokush që ka marrë dje pjesë në protestë ka marrë 3000 lekë, ndërsa tek ne kanë ardhur me vullnet.