Tashmë është vënë në pranga autori i një plagosjeje të ndodhur dy ditë më parë në Lezhë.
Si pasojë e një sherri për motive të dobëta autori ka nxjerrë armën dhe ka plagosur 30-vjeçarin.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 11.02.2025, rreth orës 17:00, në lagjen “Nënë Tereza”, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 30 vjeç, e ka plagosur atë, me armë zjarri pistoletë.
30-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.